Në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës, vëmendja është te derbi Prishtina – Ballkani.
Ndeshja në fjalë luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifozët e Prishtinës, “Plisat” kanë bërë me dije se do të jenë në prani të madhe për këtë sfidë.
Kurse, në anën tjetër, “Xhebrailat” e Ballkanit kanë kërkuar mbështetje të madhe në “Fadil Vokrri” për këtë sfidë.
Prishtina për këtë përballje ka vendosur që biletat të dalin në shitje të premten, ndërsa çmimet janë mjaftë të arsyeshme, madje duke hapur dy sektorë falas për të gjithë tifozët që duan të jenë prezent.