Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës sërish do të zhvillohet në prezencën e vetëm një tifo grupi.
Këtë herë, “Skifterat” do të jenë ata të cilët do të vendosen në tribunën e vetme për tifoz në stadiumin ndihmës të improvizuar në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur që për shkak të hapsirave në këtë mini-stadium ka vendosur që të shiten biletat vetëm për tifozët vendas.
Çmimi i biletave do të jetë 3 euro, ndërkohë që klubi ka vendosur edhe disa rregulla, të cilat tifozët duhet rrespektuar.
Po ashtu, klubi ka ftuar mediat në konferencë shtypi të premtën më 17 Maj me fillim nga ora 12:30 në ambientet e fushës sintetik. /Gazeta Enigma/