Inter ka marrë një fitore të madhe në udhëtim kundër Juventus.
Skuadra e Inter ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1, në udhëtim në ‘Allianz Stadium’ kundër skuadrës së Juventus.
Fitorja e regjistruar sot e lë në garë për titullin e kampionit skuadrën e Inter.
Kjo fitore u arrit me golin e minutës së 45+6′, të shënuar nga Hakan Calhanoglu, pas një tollovie të shkaktuar nga vendimet e gjyqtarit.
Fillimisht, Inter fitoi një penallti të cilën Hakan Calhanoglu e gaboi. Por, topi i kthyer nga portieri disi përfundoi në rrjetë. Goli nuk u pranua nga gjyqtari. Ky i fundit kishte vendosur që penalltia të përsëritej.
Në ri-ekzekutim të penalltisë, Calhanoglu u tregua i saktë dhe i dha epërsinë Interit. Goli i tij në fund pati vlerën e tri pikëve.
Inter tashmë shkon në 63 pikë, tri më pak sesa skuadra e Milan që është në krye të tabelës.
Juventusi mbetet me 59 pikë në pozitën e katërt në tabelë, dhe tashmë thuajse humb gjasat për titullin.