Komisioni për Buxhet, Punë dhe Tranafere ka miratuar i listën së kandidatëve për një anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Anëtarët e propozuar janë: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.
Ky rekomandim me shumicë votash ka marr mbështetjen e deputetëve.
Ndërsa Komisioni, ka miratuar edhe listën tjetër për dy anëtarët joekzekutivi të Bordit të BQK-së.
Anëtarët e propozuar janë: Behxhet Brajshori, Driton Balaj, Edona Perjuci-Ukaj, Imrije Zeqiri, Nora Latifi-Jashari, Nuhi Ahmeti dhe Peteit Gashi.
“Kandidatet zgjidhen nga Kuvendi dhe pastaj i dërgohen presidentes”, tha kryetari i Komisionit, Armend Muja.