Dërgohen në Stacion Policor personat e përfshirë në rrahjen të “Rrethi i Ismetit”

Sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Prishtinë, në vendin e njohur si “Rrethi i Ismetit” ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

Gazeta Enigma raportoi më herët për këtë përleshje ku shihen disa persona duke e grushtuar njëri-tjetrin.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Enigma se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor.

“Po një përleshje fizike në mes të dy personave, personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor, njësitet përkatëse po merren me rastin”, ka konfirmuar Flora Ahmeti për Gazetën Enigma

Related Articles