Dërgohet në arrest shtëpiak polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Dërgohet në arrest shtëpiak polici që dyshohet se e ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Të mërkurën u raportua për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë, i cili po dyshohet se është përfshirë në një rast të ngacmimit. IPK në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetimet e rastit, ndërsa tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Sipas burimeve, polici i arrestuar është Art Dafota dhe është ndaluar për 48 orë.

Pas vendimit për ndalimin e tij dje, sot u vendos që polici i arrestuar për ngacmim të dërgohet në arrest shtëpiak.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pala e përfshirë si viktimë në këtë rast është një e mitur, vetëm 13 vjeçe.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles