Dërgohet në mbajtje prindi që e sulmoi profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci

Dërgohet në mbajtje prindi që e sulmoi profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci

Është dërguar në mbajtje i dyshuari që dje ishte raportuar se kishte sulmuar fizikisht profesoreshën në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi – Pupovci.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur arsyet e sulmit ndërlidhen me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, shkruan Gazeta Enigma.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles