Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që të dërgohet për 40 ditë në paraburgim i pandehuri, A.R, për shkak të grabitjes së një banke, në Zvicër.
“Për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.R., bazuar edhe në fletë arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga shteti i Zvicrës dhe kërkesës për arrestimin dhe ekstradimin e të njëjtit, për shkak të veprës penale Grabitje e armatosur të një banke nga neni 140 te Kodit Penal te Zvicrës”, thuhet në njoftim.
Gjykata ka konstatuar se masat tjera janë të pa mjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, ngase në bazë të të gjitha rrethanave prezente ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe për ketë Shteti Zviceran përmes INTERPOLIT ka parashtruar Flet arrest ndërkombëtar për arrestimin e A.R.
/Gazeta Enigma/