Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, ka thënë se e kanë pranuar edhe pacientin e dytë të plagosur me armë zjarri në rastin e grabitjes në “Veternik”.
Ai është shprehur se i plagosuri gjendet në sallë të operimit.
“Në ora 11:00 ka ardhur një pacient, i plagosur me armë zjarri, i cili është trajtuar pas reanimimit. Është në sallë operative, është operuar dhe gjendet në kujdes intenziv. Po edhe kah ora 12:00 e kemi pasur edhe një tjetër, i cili gjithashtu është reanimuar dhe është në sallë operative. Edhe personi i dytë ka qenë i plagosur me armë zjarri. Personi i parë është i plagosur në abdomen, i dyti në këmbë”, ka theksuar Çitaku.
Sipas burimeve i plagosuri i dytë është i dyshuari për grabitje.
Nga Policia ende nuk kanë dhënë detaje për të plagosurin e dytë. /Gazeta Enigma