Është raportuar se në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komoran është dërguar pa shenja jete një person.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:11, në Drenas.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar “hetim mbi vdekjen”.
“Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete një person. Viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.