Dërgoi me Viber pamje të organit gjenital, ja sa e dënon Gjykata e Prishtinës

Dërgoi me Viber pamje të organit gjenital, ja sa e dënon Gjykata e Prishtinës

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 1 vjet e 3 muaj burg me kusht një person për ngacmim seksual dhe mashtrim.

Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri L.M, është shpallur fajtor për dy raste të ngacmimit seksual përmes telefonit dhe një rast të mashtrimit.

I njëjti, në kohë të ndryshme ka ngacmuar seksualisht dy gra. Në rastin e parë ai ka ngacmuar një grua me inicialet A.H-M përmes rrjetit social Viber ku dyshohet se ka dërguar pamje të organit gjenital.

“I pandehuri, me datë 22.10.2020 rreth orës 17:35, përmes numrit të telefonit, me dashje me qëllim të cenimit të dinjitetit, e ngacmon seksualisht të dëmtuarën A.H-M në atë mënyrë që: ka kontaktuar në rrjetin social “Viber” në numrin e saj të telefonit dhe gjatë komunikimit i pandehuri ka hapur kamerën e tij dhe e ka nxjerrë organin gjenital duke e kapur me dorë, ashtu që i ka shkaktuar një mjedis degradues dhe poshtërues ndaj të dëmtuarës” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sipas Gjykatës, L.M, më 21 qershor të vitit 2022 e kishte ngacmuar përmes telefonit një tjetër grua.

I njëjti, me qëllim të ngacmimit, përmes numrave të telefonit e ka thirrur në telefon në dëmtuarën A.M-K, në mënyrë të pandërprerë duke i kërkuar të dalë me të pastaj duke vazhduar me ngacmim seksual.

Sipas Gjykatës, i njëjti përmes telefonit i ka dërguar video me përmbajtje seksuale.

Aktgjykimi i Gjykatës thotë se i pandehuri i ka shkaktuar të dëmtuarës një mjedis degradues dhe poshtërues ndaj të dëmtuarës duke i shkaktuar shqetësim të madh emocional, raporton kallxo.

Ndërsa, i njëjti është shpallur fajtor edhe për veprën penale të mashtrimit.

Po ashtu, ndaj këtij të pandehuri, Gjykata ka zbatuar masën e trajtimit të detyrueshëm, psikiatrik në liri sipas të cilit kryesi i veprës penale L.M do të paraqitet në Qendrën e Shëndetit Mendor në Feriaj, që t’i nënshtrohet trajtimit psikiatrik, sipas rregullave të caktuara nga mjeku përkatës.

“Në rast se kryesi i veprës penale L.M, nuk i nënshtrohet trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri apo kur kryesi e braktisë trajtimin e detyrueshëm psikiatrik në liri, kjo gjykatë, sipas detyrës zyrtare ose sipas propozimit të institucionit të kujdesit shëndetësor do ta zëvendësojë këtë masë me masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim” – thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Articles