Dërguti: Kur Bedri Hamza thotë se s’do ketë vija të kuqe e mendon se do të jetë i pari

Dërguti: Kur Bedri Hamza thotë se s’do ketë vija të kuqe e mendon se do të jetë i pari

Opinionistja Aida Dërguti, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se kur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaron se nuk ka vija të kuqe me askënd, ai po flet si fitues i garës zgjedhore.

Dërguti theksoi se Hamza ka pasur një qasje të kujdesshme gjatë fushatës, duke përdorur një gjuhë të butë dhe unifikuese.

“Mendoj që zoti Hamza e ka pasur gjuhën shumë të kujdesshme, ka qenë i butë dhe unifikues edhe gjatë fushatës. Dhe kur flet për vija të kuqe, e mendon si fitues i garës, kur do të jetë kryeministër”, tha Dërguti,

Ndër tjerash, sipas Dërgutit, gjithë puna disa vjeçare e institucioneve për zhbërjen ose minimizimin e Listës Serbe ka prodhuar efekt të kundërt, duke qenë se kjo listë ka fituar në 10 komuna.

Related Articles