Analistja politike, Aida Dërguti, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “ka bërë kompromis shumë lehtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Ohër, më lehtë se me ish-opozitën në Kosovës për konstituimin e Kuvendit”.
“Ky njeri i pa kompromis që nuk lëshon pe këtu, e kemi parë shumë shpejt lëshoi pe në takimin e parë më Vuçiqin. Ky këtu është luan, në takimin e parë në Ohër ia ka pranuar autonominë. Pra, ky luani këtu që bllokon institucionet, kompromisin shumë lehtë e bëri me Vuçiqin”, tha Dërguti.
“E këtu me ish-opozitën e konteston krejt Republikën sepse Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare. Kjo nënkupton se institucioni më i lartë i Kosovës është Kuvendi, të cilin ky njeri vetëdijshëm e bllokojë ta funksionalizojë sepse nga kjo burojnë të gjitha institucionet”, u shpreh tutje ajo.