Opinionistja Aida Dërguti në një deklaratë për media ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lavdinë e dëshiron për vete, ndërsa përgjegjësine do ta ndajë me të tjerët, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ajo deklaroi se Kurti është i pakompromis kur bëhet fjalë për pushtetin, por se aktualisht mund të përballet me presion ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Po e shohim një nguti, por nuk lidhet vetëm me afatin për president, mendoj që ka më shumë një presion ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes, pra atë që e ka bërë duhet ta përbijë, siç dihet Kurti lavdinë e dëshiron për vete, por përgjegjësinë dëshiron ta ndajë me të tjerët. Kur vjen puna të pushteti aty është i pakompromis, tani duhet që ato marrëveshje i ka realizuar vetë, dëshiron ta shpërndajë përgjegjësinë me të tjerët”, tha Dërguti në “Rubikon”.
Ajo shtoi se shpejtësia me të cilën u formua Qeveria kishte për qëllim t’u dëshmonte qytetarëve se Kurti nuk ka qenë bllokues i proceseve politike.
“Ka komoditetin edhe nëse shkohet në zgjedhje sepse është në një pozicion jashtëzakonisht të mirë. Me shpejtësinë që zgjodhi qeverinë deshi t’ua dëshmojë qytetarëve që nuk është problemi tek unë, nuk kam qenë unë bllokuesi. Pra ky e ka problemin e zbatimit të marrëveshjeve, sepse si duket ka afat për to. Do të arrijë së pari që bashkërisht me ta të ndajë përgjegjësinë për zbatimin e e marrëveshjeve. Siç duket Vjosa Osmani nuk është kandidatja e preferuar, ose e kanë ndonjë lojë tjetër, por edhe ky takimi me PDK-në, sepse nga ajo që tha sot, i duhen më shumë se 15 deputetë të LDK-së, që mos të vie puna pick për një deputet”, deklaroi Dërguti.
