Dërguti për ish-krerët e UÇK-së: Të sulmosh dikë që s’mund të kundërpërgjigjet, është ligësi e madhe

Dërguti për ish-krerët e UÇK-së: Të sulmosh dikë që s’mund të kundërpërgjigjet, është ligësi e madhe

Opinonistja Aida Dërguti në një deklaratë për media ka folur në lidhje me të burgosurit në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo ka theksuar se të sulmosh dikë që është në burg, e nuk mund të të kundërpërgjigjet, sipas saj, është ligësi e madhe.

“Njeriu i burgosur, njeriu në burg është gjysmë i vdekur, sepse atij i është hequr liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes”, tha Dërguti në “Rubikon”.

“Kushdo që në këso rrethana dhe kushdo që është në burg, e që është burg politik, sepse është për arsye politike dhe këta janë të burgosur politik, pra në këso rrethana, për çfarëdo kalkulimesh personale, politike e të tjera, e sulmon, e kritikon dikë që nuk mund t’i kundërpërgjigjet sepse është i pabarabartë, sepse është në burg, mendoj që është ligësi jashtëzakonisht e madhe”, deklaroi ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles