Analistja politike, Aida Dërguti, ka vlerësuar lart vendosjen e Hykmete Bajramit në vend të dytë në listën e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo përmendi emrat e rinj si Ermal Sadiku e Janina Ymeri, pastaj Festim Kabashin si gazetar e drejtor në RTK.
Dërguti përmendi edhe Shqipe Pantinën, teksa tha se do të donte që këta emra t’i shohë brenda Kuvendit.
“Është vlerësim i mirë për Hykmeten që është vendosur si gruaja e parë, ka kohë të gjatë në LDK, ka qenë një prej deputeteve më të artikuluara, dhe kësaj radhe e ka bërë opozitarizmin jashtëzakonisht mirë. Megjithatë, tri gratë që gjenden në 10-shen e parë janë po ashtu të vlerësuara. Mbase do të doja ta shihja të ranguar më lart edhe Sibel Halimin”, u shpreh Aida Dërguti. /
