Ani pse u paralajmërua për bllokim të kufijve nga ana e serbëve, edhe sot po vijojnë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet arrijnë deri në 20 minuta.
Te Dheu i Bardhë po pritet deri në 15 minuta, e pikat tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të madh automjetesh.