Pas më shumë se dy vite përplasje, lot dhe emocione, nesër pritet që palët e Gjykatës Speciale ta thonë fjalën përfundimtare për fatin e ish krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, shkruan Gazeta Enigma.
Sadri Haradinaj, axha i Hasi Haradinajt, ka folur në lidhje me këtë vendim, derisa shprehet se të gjithë janë duke e pritur lirimin e tij.
“Emocionet janë shumë të mëdha, presim me padurim lirimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të vazhdojnë jetën në liri si të gjithë në vendin e vet”, është shprehur Haradinaj.
“Ata duhet të shohin se çfarë po ndodh në Ukrainë, e njëjta ka ndodhur edhe në Kosovë”, tha ai derisa theksoi se i gjithë populli i Kosovës pret lirimin e Haradinajt.
“Ne presim me padurim lirimin e Nasim Haradinajt nesër dhe shumë e presim lirimin e tij të jetë i drejtë, populli i Kosovës pret lirimin e tij”.
“Pritja e tij do të jetë në fshat, të gjithë do ta presin lirimin e tij, edhe fëmija në djep ka me pritë lirimin e tij”, shtoi ai.
Axha i tij theksoi edhe momentet e vështira që ka pasur Nasimi gjatë seancave në Hagë.
“Iu kanë kujtuar momentet më të vështira. Ai nuk ka qarë as në kohën e Jugosllavisë, por kur i kujtohet se çfarë kanë përjetuar familja, emocionet janë të vështira, jo vetëm për Nasimin, po për çdo kënd.”
“Mesazhet e tij kanë qenë gjithmonë të forta dhe nuk është dorëzuar“.