Dervishi për shkarkimet në Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan: Nuk ka shkelje nga ana jonë

Dervishi për shkarkimet në Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan: Nuk ka shkelje nga ana jonë

Vullnet Dervishi i cili është zëvendëskryetar i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan ka folur për disa shkarkime që kanë ndodhur në këtë organizatë ditët e fundit.

Dervishi tha ka pasur mendime të ndryshme dhe këto mendime janë munduar që t’i tejkalojnë, por sipas tij ishin disa çështje që nuk mund të tejkaloheshin.

“Me iniciativën e Kryetarit të Bordit është mbajtur një mbledhje ku janë shkarkuar dy persona, Uk Lushi si Drejtor i Bordit dhe Bleron Baraliu i cili ishte jo vetëm Drejtor i Bordit por edhe Sekretar i Bordit”, është shprehur Dervishi në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

Tutje, ai thotë se kjo organizatë ka një rregullore dhe vepron sipas saj, ku në të thuhet se Kryetari i Bordit ka të drejtë të thërrasë mbledhje dhe të kërkojë edhe shkarkimin e Drejtorëve të Bordit.

“Sipas rregullores që ne veprojmë, nuk ka asnjë shkelje nga ana jonë, por shkelja është nga ana tjetër dhe ne kemi angazhuar një ekip ligjor për ta zgjidhur këtë çështje”, është shprehur Dervishi, njofton Klankosova.tv.

Dervishi thotë se Kongresi Pan-Shqiptar në Amerikan nuk është në rrezik teksa ndjen keqardhje për atë se sipas tij dy mendje të ndritura nuk do të jenë në përbërje të kësaj organizate.

“Por, puna jonë vazhdon dhe ne jemi duke punuar për diçka madhore dhe do ta shihni brenda 2-3 muajve ku u takuam me të gjithë liderët shqiptare dhe kemi pasur një pritje të jashtëzakonshme dhe mirëkuptim të madh dhe nuk ka mundësi që me veprimet e tilla të minimizohet puna e kësaj organizate”, ka thënë ai.

Related Articles