Në një video që po qarkullon në rrjet paraqitet, Mehmet Aliu-Hertica, babai i Fadil Aliu-Hertica, i cili është në listën e deputetëve të LDK-së me numër 50, duke dëshmuar në Hagë, shkruan Enigma.
Mehmet Aliu, këtu dëshmon në Tribunalin e Hagës kundër kryekriminelit serb Millosheviç.
Familja Hertica-Aliu, përveç kontributit me lëshimin e shtëpisë për shkollë, pjesëmarrjen në luftë në radhët e UÇK-së, financimin e luftës së UÇK-së, dhe strehimin e mijëra njerëzve në bunkerin e tyre, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe me dëshminë e Bacit Mehmet, kundër kriminelit serb Millosheviç.