Ish-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, ka shprehur kënaqësinë që iu dha mundësia të dëshmojë në Gjykatën Speciale në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në një intervistë për Klan Kosova, Rubin theksoi se ndjehet mirënjohës që mundi të kontribuojë në këtë proces, të cilin e cilësoi si një kapitull të vështirë të historisë politike të vendit.
“Unë me të vërtetë shpresoj ta shoh pasi të lirohet nga burgu. Shpresoj se do të jemi në gjendje t’i shtrëngojmë duart njëri-tjetrit dhe më vjen shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës.”