Dëshmitarët e mbrojtjes në Hagë: Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së e pabazë, procesi politik

Dëshmitarët e mbrojtjes në Hagë: Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së e pabazë, procesi politik

Po bëhen pesë vjet nga procesi i gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, mbi bazë të provave të pretenduara. Gjatë kësaj kohe, në gjykatë pos dëshmitarëve të prokurorisë që kanë rrëfyer edhe probleme individuale, duke ia atribuuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së fundmi, kjo gjykatë ka pranuar edhe prova nga Serbia.

Ndërkohë, mbrojtja ka siguruar diplomatë të cilët përfaqësojnë institucionet më kredibile e të fuqishme amerikane, e në për kohën kur po akuzohen katërshja e UÇK-së të njëjtit kanë qenë pjesë e proceseve.

Dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë treditore e cilësoi këtë aktakuzë si të pabazë. Rubin deklaroi se mbajtja për më shumë se pesë vjet në paraburgim e të akuzuarve është e padrejtë, pasi ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje politike dhe jo si drejtësi e mirëfilltë.

Në dëshminë e tij, Rubin Rubin e përshkroi saktësisht strukturën e UÇK-së , të cilën e quajti organizatë guerile. Ai shpjegoi se UÇK nuk kishte një komandë të centralizuar apo një organizim të strukturuar në terren. Teksa shfaqi kritika dhe skepticizëm ndaj prokurorisë, për një proces pesëvjeçar dhe paraburgimin e stërzgjatur si një betejë politike, rikujtoi se vetë Kosova e kishte krijuar këtë gjykatë ndërsa ish krerët e UÇK-së kishin hequr dorë nga pozitat për këtë gjykim.

Me theks të veçantë iu përgjigj pyetjeve për procesin e Rambujesë, ku tha se Hashim Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe se i duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak. Tërë dëshmia e tij kishte kundër argument karshi aktakuzës së prokurorisë

Në vijim të dëshmisë së mbrojtjes Paul Williams, nënvizoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla. Duke iu referuar Rambujesë, Williams tha se Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar kërkonin pavarësi.

Për UÇK-në në gjykatore foli edhe John Duncan, i cili gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ishte këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark.

UÇK-ja përbehej prej edhe prej grave prej të cilave kishte edhe të mbijetuara të dhunës seksuale derisa sqaroi se nuk kishte parë asnjë dëshmi apo provë që Thaçi të kishte ushtruar funksionin e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, as që ai të kishte dhënë urdhra apo direktiva. Duke iu përgjigjur mbrojtjes, në dëshminë e tij ai rikonfirmoi se nuk kishte parë struktura të mirëfillta hierarkike në UÇK. Duncan theksoi se kishte propagandë serbe që me çdo përpjekje mundohej ta njolloste UCK-në.

Dëshmitari tjetër, James Covey që përkatësisht ishte Zëvendës i Kouchnerit tregoi se Thaçi e kishte dënuar dhunën ndaj pakicave etnike. Covey tha se nuk ka parë as urdhra as raporte të lëshuara nga Thaçi. Çfarë është thënë për Thaçin, sipas tij, vjen nga njerëz me përvojë në shërbimet ushtarake dhe ai e cilësoi Thaçin si një djalë ambicioz, kryesisht si urëlidhëse me UÇK-në.

Të gjitha këto deklarime të diplomateve në gjykatore i kanë përcjellë me vëmendje Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi derisa flitej për UÇK-në e për vet ata.

Derisa pritet që edhe dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes, dikur aleatë të Kosovës, të dëshmojnë në gjykatën speciale, në seancën e fundit avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka njoftuar se mbrojtja nuk do të jetë në gjendje që ta përfundojë çështjen e tyre më 14 nëntor ashtu siç është përcaktuar nga trupi gjykues po as ta dorëzojnë dosjen e tyre më 22 dhjetor.

Në njoftimet publike të Dhomave të Specializuara të Kosovës, është vendosur data për dëshmitarin e radhës, më 27 tetor në kohën e zakonshme të mbajtjes së seancave./rtk

Related Articles