Një burrë që dëshmoi rrëzimin e avionit të së dielës në Muan, Kore e Jugut, tha se është “i shkatërruar” nga fatkeqësia, duke përshkruar skenën e aksidentit për Reuters.
Im Young Hak, i cili zotëron një restorant ushqimesh deti pranë vendit të tragjedisë, i tha Reuters se pa “një tym të madh të errët” dhe dëgjoi shpërthime të shumta rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale.
Ai fillimisht mendoi se zhurma ishte nga një aksident me cisternë nafte, pasi ka shumë cisterna nafte aty pranë, raportoi Reuters. Kur e kuptoi se ishte një avion që u rrëzua, mendoi se patat e egra mund ta kishin shkaktuar katastrofën.
“Ndihem i shkatërruar”, tha Young Hak, sipas Reuters. “Kjo ndodhi pikërisht këtu, jo larg.. Është traumatike. Nuk jam i sigurt për sa kohë do të ndihem kështu, por nuk do të jetë një kohë e shkurtër – këtë e di”.