Dëshmitari tha se në kohën kur mjeku e bëri ekzaminimin e personit që u gjet i vdekur në ndërtesën e MUP-it, kishte qenë vetë i pranishëm dhe kishte parë të nxira dhe lëndime në trupin e viktimës.
Mirëpo, ai tha se e ka dëgjuar mjekun teksa thotë se vdekja e tij nuk ka ardhur nga lëndimet, por kishte të ngjarë se ka pësuar arrest kardiak.
Këto deklarime, Fritsch i bëri gjatë kohës kur mbrojtësja e Hashim Thaçit, avokatja Nina Tavakoli për çështjen e personit të vdekur i cili ishte gjetur nga KFOR-i gjatë operacionit në godinën e MUP-it në Prizren.
“E kam parë raportin. Kam qenë i pranishëm kur mjeku kreu ekzaminimin. Personi i vdekur ishte i lidhur në karrige me pranga. Një dorë e kishte të prangosur dhe policia ushtarake më tha të dokumentoja situatën. Të ndjerit ia hoqën prangat dhe e ekzaminoi mjeku… ekzaminoi në të gjitha anët e trupit, para dhe pas dhe mjeku pa të nxira dhe lëndime në trup dhe më kujtohet që ka thënë që rrahja apo këto lëndime nuk kanë qenë shkaku i vdekjes, por ka të ngjarë që të ketë patur një arrest kardiak që ka shkaktuar vdekjen dhe me shumë të ngjarë kjo ishte shkaku i vdekjes së këtij personi”, tha Fritsch.
Përpara kësaj, Tavakoli i lexoi dëshmitarit fragmente nga raporti i ekzaminimit të mjekut, në të cilin thuhej se viktima nuk kishte lëndime vdekjeprurëse.
“Kjo është autopsia nga mjeku; është autopsia që ka bërë një mjek dhe mund të shihni rezultatet këtu dhe thotë; të nxjerrat që janë konstatuar këtu, sipas mendimit tim nuk përfaqësojnë një lëndim vdekjeprurës. Hapat që janë gjetur tregon se personi ka pasur probleme kardiovaskulare. Në këtë rast shpjegohet vdekja nga sulmi në zemër”, tha Tavakoli.
Megjithatë, dëshmitari tha se personat të cilët ishin të ndaluar në atë godinë duke përfshirë edhe të vdekurin sipas asaj që ua kishin thënë anëtarët e UÇK-së ishin serbë ose bashkëpunëtorë.
“Sipas asaj që na thanë anëtarët e UÇK-së, përballë burgut, të gjithë personat që u liruaran duke përfshirë edhe të vdekurin ose ishin serbë ose bashkëpunëtoër”, tha ai.
Duke folur për ditarin e tij, dëshmitari pohoi se refugjatët kosovarë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre i gjenin ato të shkatërruara, të djegura e të vjedhura.
“Personat që ktheheshin i gjenin shtëpitë të shkatërruara e të vjedhura, disa prej tyre nuk iu kishte mbetur asgjë tjetër përveç rrobave të trupit, shtëpitë e tyre ishin të djegura, të shkatërruara dhe nuk kishin mbetur asgjë tjetër. Disa prej tyre shkuan në shtëpitë boshe të serbëve për të kompensuar atë që iu kishin humbur”, tha dëshmitari.
Ai shtoi se këto shtëpi të shkatërruara ishin ‘viktima’ të dhunës dhe pranisë serbe gjatë luftës në Kosovë.
Gjithashtu, ai shtoi se pasi janë dislokuar në Kosovë, KFOR-i ka gjetur varreza masive e po ashtu edhe persona që ishin të vrarë e të pavarrorusr.
“Forcat e KFOR-it, pra ne kemi zbuluar varreza masive por njëkohësisht kemi zbulu vende ku personat e vrarë ishin akoma të shtrirë në tokë, mbi sipërfaqe, të pavarrosur dhe popullsia civile na dha informacion për vende të tilla ku kishin ndodhur këto gjëra”, tha ai, duke shtuar se refugjatët kosovarë, pasi ktheheshin në shtëpi përballeshin me shkatërrime e me varreza masive.
Ndërsa, për informatat në ditarin e tij, dëshmitari tha se e ka shkruar atë që ka parë e po ashtu në rast që nuk i ka parë vetë, nëpërmjet një shënimi ka treguar se nga e ka marrë informacionin./betimiperdrejtesi/