Dëshmitari kundër krerëve: Burra të maskuar mi morën të afërmit, kishin emblema të UÇK-së

Dëshmitari kundër krerëve: Burra të maskuar mi morën të afërmit, kishin emblema të UÇK-së

Në seancën e sotme kundër krerëve të UÇK-së ka dëshmuar dëshmitari i radhës i cili është marrë në pyetje nga prokuroria.

I njëjti pretendon se ushtarë të UÇK-së kanë marrë në një veturë të afërmit e tij dhe i kanë keqtrajtuar më pas.

Teksa përgjigjej në pyetjet e prokurorit, ai thotë se ka parë njerëz me maska e me emblema të UÇK-së.

Lajmi.net ua sjell bisedën mes prokurorisë dhe dëshmitarit/es:

The se pe disa burra me armë zjarri, sa afër ishe kur i pe?

3-4 metra.

3-4 metra ishe kur i pe për herë të parë këta të fundit?

Kur jom taku me ta, diku rreth 3-4 metra?

Kur i pe për herë të parë, sa larg ishte?

Mbi 150 metra.

Ti qëndrove në vend apo shkove në drejtim të tyre?

Ma trup për me ju dal përpara, për me nalë rastin.

Pse dole t’u dilje përpara?

Se i ndjeva krismat, e pashë që i kishin marrë të afërmit e mi, në një makinë, me maska.

Çfarë kishin veshur këta njerëz?

Kanë pasë uniforma të zeza me emlema të UÇK-së, dhe maska të zeza në fytyrë.

Kur thoni me emblema, a mund të na përshkruani çfarë patë të emblema?

Emblemën që e kena bajt na ushtria, që jena kanë të vesht.

Për kë e ke fjalën kur the ne?

Për UÇK-në.

Gjykatësi: Duhet ta ndërpresim. Mbaroj koha për sot.

Në ç’vend të rrobave mbahej kjo emblemë?

Në krah.

Sa afër këtyre burrave e pe këtë emblemë?

Related Articles