Opinionisti Rrahman Paçarizi në një deklaratë për media ka thënë se dëshmitë në Hagë e kanë fuqizuar edhe më shumë pozicionin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, raporton gazeta “Enigma”.
Sipas Paçarizit rezultati në zgjedhjet e kaluara i AAK-së ishte ‘problematik’, duke nënvizuar se edhe ndodhia me Nismën e bëri të vetën. Zgjedhjet lokale sapo kanë mbaruar dhe ka një mobilizim të votuesve.
“Duket se AAK e ka marrë shumë seriozisht këtë garë në këto zgjedhje. Për shkak të rezultatit të dobët të papritur për AAK-në. Ishte rezultati problematik, pastaj ajo që ndodhi me Nismën e goditi dhe isthe e tepërt”, tha Paçarizi në “Rubikon”.
“Mirëpo e çuditshmja ka qenë se Aleanca me gjithë ato komuna, ra na aq pak vota. Ishte nën secilën pritje. Mirëpo zgjedhjet lokale sapo janë mbajtur dhe ka një mobilizim që e ka ruajtur kondicionin edhe të udhëheqjes së Aleancës por edhe të votuesve nëpër komunat përkatëse, ku AAK ka shumë votuesë”, tha ai.
