Gjatë ditës së sotme ka dështuar të miratohet Rezoluta e LDK-së për rritjen e çmimeve të derivateve dhe të produkteve bazë.
Rreth kësaj, ka reaguar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi.
Halimi nëpërmes një postimi në Facebook, ka thënë se është shqetësuese shkëputja e pushtetit nga hallet e qytetarëve.
Tutje, ajo ka shtuar se për të kuptuar realitetin në të cilin jetojnë qytetarët, duhet të dilet ballë për ballë, por që diçka të tillë, sipas Halimit, partia në pushtet nuk e bënë pasi që kjo e fundit vazhdon të jetë në delirium e paranoike.
“Shkëputja e pushtetit nga hallet e qytetarëve jashtëzakonisht shqetësuese. Fundja, nëse politika nuk i ofron zgjidhje problemeve të qytetarëve e humb misionin e saj ekzistues, atë human. Kjo gjendje e krijuar, e mos ndjeshmërisë së kësaj qeverie për qytetarët, të cilët nuk po munden t`ia dalin, nuk është fjalë boshe, përditshmëria e tyre është rënduar, mjafton të bisedohet me qytetarët. Për të kuptuar realitetin e tyre, duhet t`i dilet ballë më ballë, por ja që partia në pushtet vazhdon të jetë në delirium e paranoike”, ka thënë Halimi.