Dështon konstituimi i Kuvendit, Krasniqi: VV e ka uzurpuar Kuvendin

Dështon konstituimi i Kuvendit, Krasniqi: VV e ka uzurpuar Kuvendin

Seanca e sotme konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të shtunën, në ora 12:00, raporton Gazeta “Enigma”.

Lidhur me këtë ka folur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e kanë uzurpuar Kuvendin dhe po e keqpërdorin të drejtën që Kushtetuta ia njeh deputetit më të vjetër për ta drejtuar seancën.

 “E uzurpuan të drejtën për të vazhduar rrjedhën e seancës. Kanë ardhë në mënyrë të organizuar me e pengu seancën. Të vetëm punë që e ka pasë Avni Dehari, ka qenë me e hudhë në votim”., tha ai.

“Sot pati uzurpim partiak të Kuvendit. U keqpërdor e drejta që i takon deputetit më të vjetër, për të arritur qëllime politike”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles