Ka dështuar takimi i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo ka ndodhur si pasoj e vonesës së deputetëve të pozitës e cila ka ndikuar që deputetët e opozitës të largohen nga ky takim.
Deputetët e LDK e AAK-së kërkuan sqarime nga ata të pushtetit për këto vonesa, por deputetja e VV-së tha se arsye e kësaj vonese ishin angazhimet.
Por deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e quajti të paedukatë.
“Pa edukatë, na vijmë e ju presim”, tha Reshitaj.
Edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, bashkë me deputeten e AAK-së, Albena Reshitaj e lëshuan mbledhjen.