Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, por që ka dështuar, raporton GazetaEnigma.
Në këtë mbledhje në rend të ditës ishte raportimi i ministrit Liburn Aliu dhe shqyrtimi i tri projektligjeve, por kjo u shty për një datë tjetër pasi deputetë janë duke marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit.
Kursee në rendin e ditës së Kuvendit është shqyrtimi i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, shqyrtimi i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për pijet e forta alkoolike./ GazetaEnigma