Deputeti nga radhët e AAK-se, Bekë Berisa, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, ka kritikuar pushtetin që nuk e mbështeti Projektligjin Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.
Berisha ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj shtetit është për keqardhje.
“Nuk mbahet shteti kështu! Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor”.
“Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit”, ka thënë Berisha.