Dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

Dështon seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve të mbrojtur nga EULEX-i, ka dështuar seanca e së martës në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin ku për krim të organizuar dhe vepra tjera penale po akuzohen Sami Lushtaku, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Fatmir Mjaku, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Valon Kurtaj, bëri të ditur se Gjykata ka bërë kërkesë për sigurimin e dëshmitarve të radhës, të cilët janë shpallur dëshmitar të mbrojtur nga EULEX-i, por që të njëjtit nuk kanë arritur t’i sigurojnë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këta dëshmitarë, u bë e ditur se janë nën programin e mbrojtjes së EULEX-it, rrjedhimisht do të sigurohen nga EULEX-i.

Related Articles