Për të gjashtën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezerva shtetërore.
Në pesë tentimet e kaluara, konstituimi i këtij komisioni ishte i pamundur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës në këtë komision, nga opozita është kritikuar vazhdimisht, duke thënë se të njëjtit po fshehin diçka.