Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso është shtyrë për ditën e martë.
Shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë.
Në fakt, FFK-ja kishte bërë të ditur se pikërisht sot me fillim nga ora 16:00 do të shiteshin biletat online përmes uebfaqes, mirëpo tashmë është sqaruar gjithçka nga shtëpia e futbollit kosovar.
Ndryshe, Kosova dhe Burkina Faso do të përballen më 24 mars me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./Gazeta Enigma/