Dështon shqyrtimi i projektligjit për pensionet e policëve

Dështon shqyrtimi i projektligjit për pensionet e policëve

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka dështuar të shqyrtohet sot projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë dhe punonjësve të inspektoratit policor, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha ka folur pas mbledhjes për çka tha se shumica ka bojkotuar këtë temë me rëndësi.

“Ky ligj do të mundësonte angazhimin dhe forcimin e të rinjve në polici, implementimi i këtij ligji për pensionimin e parakohshëm dhe do të sjelltë freski në PK pasi do ti hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja. Sot e kam pas në komision këtë temë dhe pushteti apo pozita e ka bojkotuar”, tha Berisha.

Sipas tij, mosha e pensionimit të policëve duhet të jetë nga 55 në 57 vjeç.

Related Articles