Për dhunën e ushtruar ndaj gruas dhe vajzës së tij më 30 gusht 2022, është ngritur aktakuzë ndaj u.d. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut.
Paparaci iu sjell detaje nga kronologjia e këtij rasti që çoi Klinakun e alkoolizuar të “shpërthejë” në grushte e shuplaka ndaj gruas dhe vajzës së tyre të mitur, në Prishtinë.
Dhuna ka nisur në veturë derisa të tre po ktheheshin në banesën e tyre. Siç ka deklaruar gruaja e tij, gjatë tërë rrugës Klinaku i ka shkaktuar atyre dhunë psikike, e më pas edhe në dhunë fizike posa kanë arritur në hyrjen e banesës.
Të dy viktimat, gruaja dhe vajza kanë denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, ku përveç dhunës në familje, i njëjti është akuzuar edhe se është i rreptë e temperament dhe se është përdorues i rregullt i alkoolit.
Paparaci ka siguruar deklaratat e viktimave të dhënë në polici, ku në detaje tregojnë se si ka ndodhur i tërë rasti.
Në deklaratën e gruas të dhënë në polici me datë 30.08.2022, ajo deklaron se, “sot reth orës 20:00 së bashku me vajzen time … kemi qenë te axha im ne lagjen Dardania ndërsa bashkëshorti im Faton Klinaku ka qenë duke na pritur në një kafiteri ku aty kishte pirë alkool dhe pasi kemi dalë nga axha ka shkuar axha im tek kafiteria për ta thirre Fatonin qe i njëjti të na dergoj në shtëpi me veturë dhe pasi ka ardhur Fatoni e kam vërejtur se i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit ku posa kemi hyrë në veture dhe gjatë gjithë rrugës derisa kemi arritur te banesa mua dhe vajzës na ka shkaktuar dhunë psikike”.
“Pasi jemi afruar te banesa unë dhe vajza kemi zbritur nga vetura për të shkuar në market ndërsa Fatoni vazhdoj me veturë, më pas për shkak se ishte erresire na ka shoqëruar deri te hyrja e baneses një punetorë i marketit i mitur dhe posa kemi arritur te hyrja baneses Fatoni e ka vërejt atë punetorin dhe i njejti ishte nisur në drejtim të atij puntorit por që menjëherë është kthyer dhe na ka sulmuar mua dhe vajzën time”.
“Fatoni fillimisht më goditi mua me grushte në fytyre disa herë dhe në syrin e majtë ku si pasojë e kësaj edhe kam pësuar lëndime në fytyrë aty ka ndërhy vajza ime dhe është munduar ta ndal Fatonin por që i njëjti e ka goditur edhe vajzen me shuplaka në fytyre e tëre kjo ngjarje ka ndodhur në korridorin e banesës tonë dhe aty disa banorë pasi e kanë dögjuar zhurmën e kanë njoftuar policinë dhe unë së bashku me vajzen kemi hyrë në banesën e atyre banorëve dhe kemi qëndruar aty derisa kanë ardhur policia pasi që kishim frikë nga Fatoni që të shkojmë në banesën tonë, e njëjta shton se nuk ndihet e rrezikuar e as e kanosur nga bashkëshorti por deklaron se i njëjti është paksa i rreptë dhe temperament e sidomos tani që është përdorues i rregullt i alkoolit”.
Edhe vajza e mitur ka deklaruar në polici për dhunën e shkaktuar nga i ati.
“Arsyeja pse une sot jam në polici është për shkak të dhunes fizike që babi im na ka shkaktuar mua dhe nënës time, ku derisa na ishim te axha i nënës rrugës per në shtëpi babi na ka shkaktuar presion psikik e më pas i njëjti na ka sulmuar fizikisht duke më goditur mua me shuplakë në fytyre ndërsa mamin me grushte në fytyrë për shkak të xhelozisë pasi që një punëtorë i marketit na ka shoqëruar deri te hyrja e baneses sepse ishte errësirë dhe kishim frikë nga qentë endacak”.
E njëjta shton se “asnjëherë më parë nuk kam pas mosmarrëveshje me babin tim dhe mendoj se e tërë kjo ka ndodhur për shkak se babi ishte nën ndikimin e alkoolit”.