Detaje nga arrestimi i 51-vjeçarit që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 6-vjeçare (VIDEO)

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë 6-vjeçare.

6-vjeçarja kishte shkuar për të blerë gjëra ushqimore te dyqani i të dyshuarit, ku edhe është sulmuar nga ai.

Gazetarja Arjeta Sinani ka kontaktuar me nënën e vajzës, e cila për shkak të gjendjes emocionale nuk ka folur para kamerës, por prapa saj ka treguar se për rastin është informuar nga dëshmitarët.

Dëshmitarët thonë se 51-vjeçari e kishte ulur në prehër vogëlushen dhe e kishte puthur në buzë, ata e kanë lajmëruar nënën e saj e pastaj edhe policinë, me ç’rast i dyshuari edhe është arrestuar teksa edhe kërkohet paraburgim ndaj tij.

Related Articles