Detaje nga dhunimi i italianes në Durrës, i akuzuari tentoi t’i jepte drogë

Detaje nga dhunimi i italianes në Durrës, i akuzuari tentoi t’i jepte drogë

Fillimisht mësohet se ai i ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike, por ajo ka refuzuar, ndërsa më pas ka abuzuar seksualisht me dhunë.

Fillimisht ata janë ulur në një stol, teksa më pas është afruar 26-vjeçari, i cili ka tentuar t’i shesë drogë.

E reja e ka refuzuar, por ka pranuar ftesën e Leonard Prezës për t’u zhvendosur drejt shezlongëve pranë bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi, raporton euronews.al.

Preza, baba i tre fëmijëve, nuk është emër i panjohur për policinë e Durrësit, pasi më herët është akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Tashmë ndaj tij rëndon akuza për kryerjen e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur, për të cilën Kodi Penal parashikon nga 7 deri në 15 vite burgim.

Related Articles