Detaje nga Gjykata për paraburgimin ndaj pesë të përfshirëve në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

Detaje nga Gjykata për paraburgimin ndaj pesë të përfshirëve në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për masën e paraburgimit me nag një muaj për të përfshirët në rastin “Sekiraqa” dhe “Capat”, ku mbetë i vdekur një person më 1 shtator të këtij viti në Aktash të Prishtinës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

“Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse të pandehurit K.G, V.A, R.Ll, S.S, F.A lihen në liri, paraqet rrezik se të njëjtit mund të ikin dhe të shmangen nga procedura penale, mund të bëhen të pa arritshëm për organet e ndjekjes dhe gjykatën, poashtu nëse lejohen të mbrohen në liri, të njëjtit mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në prova si dhe mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe ekziston edhe rreziku potencial që të pandehurit mund të përsërisin veprat e ngjashme penale, andaj për të evituar rrezikun e përsëritjes së veprave penale, duke marr parasysh mënyrën e kryerjes, e po ashtu edhe ambientin në të cilin është kryer vepra penale, gjykata vlerësoi se është i nevojshëm caktimi i paraburgimit në këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftim.

Klankosova.tv raportoi për këtë rast më herë.

Related Articles