Detaje nga grabitja në Prishtinë, i dyshuari hyri vetëm dhe i armatosur në lokal

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në Prishtinë.Grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në kryeqytet.

Lajmi.net ka mësuar nga dëshmitarët e rastit, të cilët nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës, se në filialin mikrofinanciar kishte hyrë vetëm një person i armatosur me revole.

I njëjti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet shuma te cilën ka arritur ta grabisë.

I dyshuari ka shkaktuar shqetësim  dhe frikë tek punonjësja që ishte duke punuar në filialin mikrofinanciar, duke bërë kështu që në vendin e ngjarjes të dalin edhe ekipet mjekësore.

Related Articles