Detaje nga Prokuroria për aksidentin në Badoc

Detaje nga Prokuroria për aksidentin në Badoc

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Vetura e tyre me të cilën ata po udhëtonin ra në Liqenin e Badocit.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria e Prishtinës.

Kryeprokurori Zejnullah Gashi, tha se dy nga viktimat janë identifikuar derisa tjetri akoma jo.

“Autopsia do të bëhet nesër dhe do të kuptojmë shkaqet. Jo, shkaqet ende nuk dihen”, tha ai.

“Nuk duhet të ngutemi sepse pastaj do të kuptojmë nëse ata kanë qenë nën ndikim apo diçka tjetër”, tha kreu i organit të akuzës së Prishtinës.

Ai tha se viktimat janë nga Prishtina, derisa nuk u bë i ditur identiteti i tyre.

Përveç ekipeve emergjente dhe policisë në rast kishin intervenuar edhe zjarrfikësit dhe FSK-ja.

Dy trupat e viktimave u gjetën në ujë derisa tjetri kishte mbetur i mbyllur në veturë.

Related Articles