Detaje nga rrugëtimi i Arben Vitisë, cili do të jetë destinacioni i tij i radhës

Detaje nga rrugëtimi i Arben Vitisë, cili do të jetë destinacioni i tij i radhës

Arben Vitia u lind me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë, ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme.

Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë, ka punuar edhe si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.

Ndërsa, në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve.

Vitia ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA. Në vitin 2018 është zgjedhur Kryetar i Qendrës së Prishtinës.

Theksojmë se në zgjedhjet e fundit Arben Vitia është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës

Më 3 shkurt 2020, me formimin e Qeverisë Kurti, Vitia emërohet si Ministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Vetëvendosje ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.

Në vitet 2013 deri në 2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës. Vitia ka qenë në këtë drejtori që nga mandati i parë i Shpend Ahmetit në krye të komunës por që u shkarkua nga Ahmeti në fillim të muajit nëntor.

Në biografinë e Vitisë të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, thuhet se ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA.

Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së LVV-së dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma. Vitia është anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është pasuria e Arben Vitisë

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.

Në familjen e Arben Vitisë, ka të hyra mujore mbi 2 mijë e 600 euro neto.

Vitia për vitin e kaluar, ka raportuar të hyra mujore nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, 1 mijë e 151 euro e 92 centë neto.

Ndërsa, bashkëshortja e tij ka të hyra nga puna në spitalin “Fati im” 1 mijë e 500 euro neto.

Vitia ka raportuar një shtëpi të trashëguar me sipërfaqe 250 metra katror me vlerë 150 mijë euro dhe një trual me sipërfaqe 15 ari po ashtu të trashëguar, me vlerë 250 mijë euro.

Vitia ka një veturë Mazda të cilën e ka blerë nga kursimet dhe huamarrja në vitin 2013 me vlerë 12 mijë euro, dhe një veturë Suzuki të cilën e ka blerë me kredi bankare në vitin 2018 me vlerë 15 mijë euro.

Vitia ka deklaruar 6 mijë e 523 euro e 29 cent para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare dhe 2 mijë e 488 euro e 71 centë para të gatshme të bashkëshortes.

Po ashtu ai ka raportuar 20 mijë euro kredi bankare në emër të bashkëshortes dhe 2 mijë e 500 euro huadhënje po ashtu në emër të bashkëshortes.

Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Vitia këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, i cili theksoi se detyra si ministër i Shëndetësisë ka qenë me përgjegjësi të lartë.

“Unë pata privilegjin t’I shërbejë popullit në një kohë të vështirë”, ka thënë ai.

Gara për Prishtinën

Personi më i votuar në këto zgjedhje ishte ish-ministri i Shëndetësisë që garoi për të parin e Prishtinës nga radhët e Lëvizje Vetëvendosje, Arben Vitia. Bazuar në rezultatet e publikuara nga KQZ-së, Vitia mori 35 mijë e 433 vota.

Pavarshisht këtij rezultati Vitia nga këto zgjedhje nuk arriti të dilte fitues.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve Arben Vitia humb garën për Prishtinën

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka pranuar humbjen e kandidaturës së tij për të parin e Prishtinës, me ç’rast ka uruar Përparim Ramën për rezultatin zgjedhor.

Arben Vitia në dhjetor mund të nis punë të re

Arben Vitia megjithatë nuk mund të mbetet krejt pa punë. Ai në dhjetor mund të betohet si asamblist i Kuvendit Komunal të Prishtinës pasi që ishte edhe bartës i listës së VV-së duke marrë 26 mijë e 988 vota.

Nuk dihet nëse Vitia do të ulet në Kuvendin Komunal, apo do ta liroi vendin për dikë tjetër, por mundësinë aktualisht e ka.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë./Gazeta Enigma/

Arben Vitia me familje

Related Articles