Detaje nga takimi mes shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë me prokuroren speciale

Detaje nga takimi mes shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë me prokuroren speciale

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur sot prokuroren e specializuar Kimberly West gjatë vizitës së saj në vend.

Në një postim në “X”, Orav theksoi rëndësinë e rolit të zyrës së West në sigurimin e përgjegjësisë për krimet e rënda, shkruan Gazeta Enigma.

“Kam pasur kënaqësinë të mirëpres prokuroren Kimberly West dhe të theksoj rolin e saj të rëndësishëm në këtë proces. Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me EULEX-in, do të vazhdojë të mbështesë mandatin e saj,” shkroi Orav, duke nënvizuar angazhimin për forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë./GazetaEnigma/

Related Articles