Detaje nga telefonata e presidentit finlandez me Erdoganin

Detaje nga telefonata e presidentit finlandez me Erdoganin

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto, ka shpalosur detaje nga biseda telefonike që ka zhvilluar me presidentin turk Ergodanin, shkruan GazetaEnigma

Ai tha se ka pasur një telefonatë “të hapur dhe të drejtpërdrejtë” me presidentin e Turqisë.

Në rend dite ishte aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.

Erdogan ka qenë kundër kësaj, duke thënë në fillim se Finlanda dhe Suedia kanë mbështetur militantët kurdë dhe grupe të tjera që Turqia i konsideron si terroristë.

“Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia jonë do të bëhet më e fortë. Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Dialogu i ngushtë vazhdon”, shkroi Niinisto në Twitter.

Related Articles