Një 36-vjeçar është raportuar se ka vdekur dje në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Podujevë, derisa ishte duke marrë infuzion.
Lidhur me rastin në fjalë është deklaruar Adelina Stublla, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ajo ka thënë se stafi i QMF-së në fjalë janë munduar që të ndjerin ta shpëtojnë, por nuk kanë arritur.
Rasti ka ndodhur dje ku pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në mjekësi familjare, ku është kontrolluar nga mjeku specialist familjar që i ka caktuar marrje të terapisë infuzive. Gjatë marrjes së infuzionit ka ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit ku i njëjti është reanimuar nga stafi shëndetësor( mes tyre edhe dy specialiste të mjekësisë familjare) në dhomën e reanimimit, pastaj kanë vazhduar dy ekipe të urgjencës ku vet shefi i urgjencës specialist për emergjence e ka marr rastin ne dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë”, ka thënë Stublla.
Tutje, ajo ka shtuar se rasti ka shkuar për autopsi për t’u sqaruar shkaku i vdekjes dhe se janë në pritje të rezultateve të obduksionit.