Brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një i moshuar.
Klan Kosova raporton se viktima është një pensionist, 65-vjeçar shurdhmemec që e kalonte kohën më të madhe në atë objekt, madje në të kaluarën e tij ka qenë si udhëheqës i kësaj qendre.
Burimet e Klan Kosovës i kanë bërë të ditur se inicialet e viktimës janë N. G., dhe se në trupin e pajetë të viktimës janë gjetur shenja të dhunës, nga goditjet, që dyshohet të jenë marr nga një mjet i mprehtë.
Zona e perimetrit vazhdon të jetë e rrethuar nga forcat e rendit dhe gjithë lagjja përreth prej orës kur policia e ka marr informacionin e deri më tani, dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore është në vendin e ngjarjes për t’i bërë të gjitha ekzaminimet e duhura bashkë me hetuesinë, prokurorin e rastit, ku pritet të merret edhe trupi i pajetë i 65-vjeçarit.
Për më shumë detaje, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë të plotë raportimin nga vendi i ngjarjes.