Sot u raportua në media se në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë i dyshuari Tush Frroku për motive akoma të panjohura shtiu armë zjarri në drejtim të Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka mbetur pa shenja jete.
Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.
Burimet bëjnë me dije se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.