Detaje nga vrasja në Klinë, viktima dhe i dyshuari janë mërgimtarë

Detaje nga vrasja në Klinë, viktima dhe i dyshuari janë mërgimtarë

Sot u raportua në media se në lokalin Coyote Lounge Bar në Klinë i dyshuari Tush Frroku për motive akoma të panjohura shtiu armë zjarri në drejtim të Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka mbetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.

Related Articles