Një vdekje e dyshimtë është raportuar në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë.
Viktima femër është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se ka tentuar të kryej vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar lëndime trupore (dyshohet se viktima të ketë probleme mendore).
Nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.