Gazeta Enigma raportoi pak më parë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur Gazemend Hyseni, 30-vjeçar.
Lidhur me rastin, Sinjali ka mësuar në detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari, Qendrim Januzi, 30-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Gazmend Hyseni, u godit me një plumb në nofull, ku sot në orët e para të mëngjesit iu është nënshtruar operacionit në QKUK, që tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Burimet bëjnë të ditur se plagosja e tij është bërë nga pjesëtari i policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, të cilët ishin rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e transportuar një person të ndaluar për në qendrën e paraburgimit.
Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë së paku pesë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.